Vetingu i BDI-së, Kasami: Nuk mundet hajduti të bëjë veting të asaj që e ka vjedhur

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Daily Click në TV21 tha se BDI nuk mundet t’i bëjë veting vetvetes. Kasami duke e marrë shembull SPAK-un në Shqipëri, tha se këtë proces mund ta udhëheq vetëm ndonjë institucion.

“Dhe një proces vetingu mund të ndodhë vetëm në terma të një institucioni të pavarur. Ne sot po e shohim çfarë po ndodh në Shqipëri me SPAK-un. Pra kur një institucion që ka krijuar një kredibilitet të fuqishëm po godet krimin dhe korrupsionin e niveleve më të larta të shtetit. Po të kishte pasur BDI kapacitet për të bërë veting në vetvete, ajo nuk do të kishte vjedhur fillimisht, pra nuk mundet hajduti të bëjë veting të asaj që e ka vjedhur. Nuk mundet ai i korruptuari t’i bëjë veting vetvetes se pse ka bërë korrupsion”, shtoi Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu