(VIDEO) Ahmeti shkeli fjalët e veta: LSDM dhe VMRO janë të njëjta, sot u bë një me LSDM-në

Për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, si LSDM ashtu edhe VMRO janë të njëjta kundër shqiptarëve. Kjo ishte edhe një ndër shkaqet që sipas tij shqiptarët nuk duhet të votojnë asnjërën nga dy partitë shqiptare. Ahmeti në një intervistë deklaron se LSDM dhe kreu i saj Zoran Zaev asnjëherë nuk i kishte mbajtur premtimet që kishte dhënë për shqiptarët deri më tani. “Në substancë nuk dallon LSDM me VMRO në raport me çështjen shqiptare…Të mos besojmë shumë edhe në deklarata, tash këtu ke deklarata shumë interesante, ke do deklarata shumë të ëmbla nga zoti Zaev që pas dy ditëve këto deklarata ai i mohon tani, për shembull thotë që gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare, duhet të ndryshojmë dhe Kushtetutën, pas 3-4 ditësh thotë kush unë të ndryshoj kushtetutën, asesi, Kushtetuta e Maqedonisë është e pandryshueshme, Kushtetuta e Maqedonisë është evropiane”, tha Ahmeti./Rajoni.net/

AHMETI SHKELI FJALËT E VETA: LSDM DHE VMRO JANË TË NJËJTA, SOT U BË NJË ME LSDM-NËhttp://rajoni.net/ahmeti-shkeli-fjalet-e-veta-lsdm-dhe-vmro-jane-te-njejta-sot-u-be-nje-me-lsdm-ne/

Posted by Shkupipress.info Rajoni on Mittwoch, 4. Oktober 2017


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu