(VIDEO) GASHI: “BDI është përçarë në LSDM dhe VMRO”

Lëvizja Besa mbrëmë tubimin qendror e mbajti ne Kumanove. Ndonese, nuk ishte prezent kreu i Bilall Kasami, perfaqesuesit e larte te kesaj partie kerkuan nga qytetaret qe te votojne kandidatin per kryetar te komunes, Driton Sulejmani dhe listen e keshilletareve, prijes e se ciles eshte Naile Osmani. Shefi i shtabit qendror zgjedhor te Levizjes Besa, Afrim Gashi tha se BDI eshte percare ne degen e LSDM-se dhe VMRO-se, andaj ai kerkon qe vota shqiptare te unifikohet ne partine e tyre, sic tha ai per te fuqizuar faktorin shqiptar edhe ne nivel lokal.

Nderkaq, anetar i kryesise qendrore te ketij subjekti politik, Zejdi Rexhepi tha se BDI e gjunjezuam ne zgjedhjet parlamentare, kurse tani do ta çojme ne histori. Ai tha se Ali Ahmeti kerkonte mos te perqahet vota shqiptare, kurse tani, sipas tij, Ahmeti u bashkua me partine maqedonase per ta shpetuar veten. Nderkaq kandidat per kryetar komune Driton Sulejmani shpalosi programin politik komunal. Lëvizja Besa sonte mban tubim ne Komunen e Likovës.

“Tash më e qartë, BDI-ja e LSDM-së ka fituar, dhe e gjithë partia e tyre do të shkrihet tek social- demokratët. Më vjen keq se Ali Ahmeti, flamurin kuqezi në vend se ta dorëzojë deri tek rinia shqiptare, dhe tek Lëvizja Besa, ai më parë është i gatshëm t’ia dorëzojë këtë flamur Zoran Zaevit se sa Bilall Kasamit”, u shpreh Afrim Gashi, shef i shtabit qendror zgjedhor./tv21.com – përgatiti: Adnan Qaili/

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu