Vijojnë protestat kundër gjuhës shqipe në Maqedoni (VIDEO)

Kanë vazhduar për të 25-tën ditë me radhë protestat kundër gjuhës shqipe në Maqedoni me moton “Për Maqedoni të përbashkët”.

Protesta u mbajtën mbrëmë në disa qytete të Maqedonisë, ndërsa në Shkup, protestuesit filluan para Qeverisë duke marshuar deri tek Kuvendi.

Ndërkohë, edhe sonte protestuesit kërkuan nga partitë maqedonase që të refuzojnë platformën e përbashkët të partive shqiptare dhe mos zbatimin e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë, përndryshe do të vijojnë të protestojnë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu