Njohësi i çështjeve politike, Visar Ademi vlerëson se VMRO-DPMNE kanë ngelur më të kënaqur se vet BDI-ja nga përzgjedhja e ministrave të ri të kësaj partie. Ai shton se VMRO-DPMNE ka më së shumti ministra në Qeverinë e Zoran Zaevit.
“Thone qe me e kenaqur nga perzgjedhjet e Ministrave eshte VMRO-ja…Ajo paska numrin me te madh te perfaqesueve te saj ne qeverine “reformatore” te Zaevit…”, ka shkruar Visar Ademi në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, pjesa më e madhe e emrave të publikuar për ministra të BDI-së, kanë qenë bashkëpuntorë të VMRO-DPMNE-së në qeveritë e mëparshme./InfoShqip.com