Visar Ganiu u rendit i pari në zgjedhjet e djeshme në Maqedoni duke marrë 11 413 vota. Ai falenderoi sot të gjithë votuesit duke thënë se në mandatin e tij do të fillojë aplikimin e asaj që e quan “Kontrata” me qytetarët.
“Të nderuar miq, rezultatet e votimit të djeshëm në Komunën e Çairit, e vërtetuan se qytetarët e dalluan qëllimin e sinqertë për të krijuar një komunë e cila do të funksionojë në interes të secilit banor.
Ju faleminderit për përkrahjen tuaj, vota juaj është përgjegjësi për mua dhe për ekipin tim, që menjëherë të fillojmë me realizimin e projekteve konkrete, të cilat i parashikon programi jonë dhe të cilat janë reale dhe të realizueshme. Do të jem në dispozicionin tuaj që edhe gjatë këtyre dy javëve të ardhshme, që personalisht me ju t’i shqyrtojmë në detaje të gjitha projektet për të cilat jeni të interesuar. Më 29 Tetor edhe formalisht ta përfundojmë votimin dhe t’i qasemi punës”., – tha ai.
BDI u rendit e para në Çair, por i duhet të shkojë edhe në raundin e dytë për të siguruar fitoren duke patur përballë Zekerija Ibrahimin e Besës. /albeu