Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për të parin e Çairit, Visar Ganiu, i shoqëruar nga kryesuesi i listës për këshilltar për Qytetin e Shkupit, Besnik Ajeti dhe përfaqësuese të Forumit të Gruas të BDI, Dega e Çairit, sot trokitën derë më derë nëpër shtëpitë e banorëve të lagjes Gazi Babë me ç’rast ua kanë prezantuar KONTRATËN dhe projektet në mënyrë të detajuar. Sipas qytetarëve programi i Visar Ganiut është real, ndërsa projektet janë të realizueshme.
“Kontrata e Visarit me qytetarët e Çairit është reale dhe e realizueshme pa ndonjë premtim në të që nuk mund të realizohet” – u shpreh një qytetar.
Ndërsa takimet e kandidatit të BDI-së për kryetar komune në Çair Visar Ganiu do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.