Visar Ganiu: Tre masa shtesë të cilat nuk janë paraparë në Kontratë por do të realizohen

Sot në një konferencë për shtyp, Visar Ganiu ka shpalosur edhe tri masa shtesë të cilat nuk ishin përfshirë në Kontratë, por që implementimi i tyre do të fillojë menjëherë pas marrjes të mandatit.
Revidimi i Planeve Urbanistike të Detajuara
“Në bisedimet që i kemi pasur me qytetarët tanë në këtë muajin e fundit, disa herë më është theksuar se në Çair ka shumë pak parqe, parkingje dhe hapësira publike. Puna e parë që unë të bëj, si të marr mandatin e kryetarit të Komunës, do të jetë rishikimi i Planeve të detajuara Urbanistike. Unë ju premtoj se do të shfrytëzoj çdo mundësi të cilën ligji më jep brenda kompetencave te mija, që sa më pak të ketë hapësira urbane të uzurpuara dhe të planifikojmë sa më tepër vende me zona të reja të gjelbërta dhe hapësira të reja më të vogla parkimi”.

  • Formimi i Ndërmarrjes për higjienë komunale dhe njësisë për kujdesin e qenve endacakë në kuadër të Komunës

“Një nga detyrat më të rëndësishme që do ta kem, do të jetë krijimi i një ndërmarrje për higjienë komunale. Çairi është në qendër të Shkupit dhe ne duam që komuna jonë të jetë krenaria e qytetit. Kjo ndërmarrje do të kujdeset për higjienën e rrugëve anësore, por brenda ndërmarrjes ne do të formojmë një njësi, që do të kujdeset për qentë endacak të cilët gjenden në Çair” dhe masa e tretë:

  • Mbështetje për familjet me të ardhura të vogla sociale, kuponë për pajisje me mjete shkollore në fillim të vitit shkollor.

“Dhe për në fund, por jo edhe më pak e rëndësishme, është masa e tretë. Gjatë takimeve me qytetarët e Çairit, gjatë kësaj periudhe të fillimit të vitit shkollor, por edhe unë si një njeri i cili gjatë tërë punës time të deritanishme ia dedikova arsimit, e di që shumë familje, me vështirësi financiare dhe që jetojnë nga asistenca sociale, kanë ngarkesë të madhe dhe e kanë të vështirë që të pajisin me mjetet shkollore fëmijët e tyre. Prandaj, qeveria e re komunale do të miratojë masa për mbështetjen e tyre, pra para fillimit të çdo viti shkollor do të ndajmë kuponë për të blerë mjete shkollore, për të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në kategoritë e rrezikuara sociale.”- mes tjerash theksoi Visar Ganiu

Ai në fund theksoi se është i vetëdijshëm se ka premtuar një program shumë të gjerë, por që do të jep maksimumin nga vetja se do t’i realizojë të gjitha premtimet e dhëna.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu