Menjëherë pas përfundimit të luftës, me hyrjen e KFOR-it në Prishtinë, kanë filluar arrestimet e serbëve në Kosovë.
Në një video të papublikuar deri më tani, shihet se si ushtarët britanikë të KFOR-it në Prishtinë arrestojnë një serb i cili ishte mbyllur në banesën e tij.
Nuk dihen arsyet se pse ka ndodhur një arrestim i tillë, mirëpo, shihet një mobilizim mjaft i fuqishëm i KFOR-it, transmeton Infopress.