Vjedhje në automobil të një shtetasi rus

Një shtetas rus është grabitur pasi nga automjeti i tij i tipit “infiniti” janë marrë një valixhe për udhëtarë, karikatorë për telefonë dhe para.

Vjedhja është kryer dje në periudhën prej 14:40 deri në ora 15:20 në rrugën “Samoilova”.

Vjedhësi e ka hapur me dhunë derën e pestë të automobilit, e cila paraprakisht ka qenë e dëmtuar, pas çka ka marrë valixhe për udhëtarë me veshmbathje dhe dy karikatorë për celularë, çantë të grave ku ka pasur dokumente udhëtimi n emrin P.K.B, kuletë me 500 dollarë amerikanë dhe 500 rublja ruse, si dhe aparata për shuarjen e zjarrit dhe një komplet të ndihmës së shpejtë.

Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe për ndriçimin e plotë të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu