Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës sisteme më të avancuara raketore dhe municione për të “shënjestruar më saktë objektivat kryesore të fushëbetejës”.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA do t’i japë Ukrainës sisteme më të avancuara raketore dhe municione për të “shënjestruar më saktë objektivat kryesore të fushëbetejës”.
Në një artikull në New York Times të martën, Biden tha: “Ne u nisëm shpejt për t’i dërguar Ukrainës sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh në mënyrë që ajo të mund të luftojë në fushën e betejës dhe të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm në tryezën e bisedimeve.”
Një zyrtar i lartë i administratës së Biden tha se Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës sistemin raketor të artilerisë së lartë M142 (HIMARS), duke përmirësuar aftësitë e Kievit në fushën e betejës ndërsa lufton pushtuesit rusë.
“Ukrainasit do t’i përdorin këto sisteme për të zmbrapsur përparimin e Rusisë në territorin ukrainas, por ata nuk do t’i përdorin ato në objektiva në territorin rus,” u tha zyrtari gazetarëve.
Kjo solli reagim-premtimin e Zelensky-it.
Presidenti ukrainas tha se Ukraina nuk planifikon që të sulmojë Rusinë, por kërkon të çlirojë territoret e pushtuara nga forcat ruse.
“Ne nuk po planifikojmë të sulmojmë Rusinë. Ne nuk jemi të interesuar për Federatën Ruse. Ne nuk po luftojmë në territorin e tyre. Ne kemi luftën në territorin tonë. Ata erdhën në vendin tonë. Ne duam të çlriojmë qytetet tona”, tha ai.