Vjen reagimi i parë nga VV ndaj Limajt për koalicionimin e mundshëm!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka folur për FrontOnline, pas deklaratës së kreut të NISMA-s, Fatmir Limajt të dhënë mbrëmë e ku u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, ndryshe prej partive tjera opozitare, që kanë refuzuar çdo mundësi të bashkëpunimit me kreun e VV-së, Albin Kurtin.

Thaçi thotë se ata mendojnë se do të bëjnë Qeverinë e re vetë, pa pasur nevojë për parti tjera shqiptare.

‘’Ne mendojmë që do ta bëjmë qeverinë vet kuptohet me minoritet me minoritetet jo shumicë dmth minoritetet jo serbe, ne po presim rezultatet dhe sigurisht që për këtë qështje vendos edhe këshilli i përgjithshëm dhe kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje’’ thotë ai.

Ai thotë se për këtë çështje vendos po ashtu Këshill i Përgjithshëm i VV-së.

’Unë nuk jam deputet i pavarur unë i takoj një subjekti politik që quhet LVV. LVV-ja e ka një Këshill të Përgjithshëm që është organi më i lartë në subjektin politik dhe ai e vendos më kë do ta bëj koalicionin, nëse na duhet koalicion. Sigurisht që unë opinionin dhe mendimin tim do ta jap para dhe brenda këshillit të përgjithshëm mirëpo ajo mbetet si bisedë brenda këshillit të përgjithshëm dhe sido që të jete. E ripërsëris që Këshilli i përgjithshëm vendos së e kë do ta bëjë koalicionin’’ tha ai për FrontOnline.

Deputeti Thaçi thotë se nuk e kanë dëgjuar deklaratën e Limajt por për këto gjëra flitet pas certifikimit të rezultateve.

‘’Me thënë të drejtë se kam dëgju deklaratën e Fatmir Limajt dhe për këto gjëra mund të flasim pasi të cërtifikohemi për këtë gjë dhe ta dimë se ku jemi me deputet, sa kemi arritur ta bëjmë shumicën në Kuvend’’ u shpreh ai.

Megjithatë, deputeti i VV-së nuk ka pasur mendim të keq për Limajn derisa ka vën kritika në drejtim të Bedri Hamzës e Lumir Abdixhikut.

‘’Unë e kam thënë shpesh edhe Bedri Hamza edhe Lumir Abdixhiku, nuk janë persona që e kanë fuqinë në subjektin e tyre dihet mirë se kush qëndron prapa tyre, ata që e sponzorizuan fushatën e tyre, prandaj kjo mbetet edhe të shihet në ditët në vijim pas cërtifikimit të të gjithë kandidatëve’’ tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu