Vjenë ‘goditja’ e radhës e SHBA-ve për Ivanovin

Përfaqësuesja e SHBA-ve në këshillin e përhershëm të OSBE-së, Kejt Brns sot deklaroi se SHBA-të edhe mëtutje janë të shqetësuara për situatën në Maqedoi dhe se vazhdojnë ti ndjekin zhvillimin e ngjarjeve, njofton agjencia e lajmeve INA.

“SHBA-të mbeten të zhgënjuher nga refuzimi i presidentit Ivanov për të ofruar mundësinë e formimit të qeverisë deputetëve që e kanë shumicë e nevojshme. Ky veprim është në kundërshtim me angazhimet e OSBE-së, principet themelore demokratike dhe sundimin e ligjit.

Si partnerë strategjik të Maqedonisë, por edhe si mbështetës të sovranitetit të vendit, kërkojmë nga Presidenti Ivanov ta shqyrtojë vendimin e tij”, deklaroi ajo. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu