Personeli teknik shëndetësor po ngre zërin për kushte më të mira në pune dhe kërkojnë rritje të rrogave për 30%. Nëse kjo nuk realizohet brenda një muaji, nga shtatori paralajmërojnë se do të ketë protesta masive, ngaqë siç thonë, nuk mund të mbijetojnë.
“Kur mundet disa të punësuarve t’u rriten pagat nga 30%, ne ndjemi të diskriminuar në shoqëri. Njerëz që gjithë jetën ia kanë falë shkencës, njerëz që përkujdesen për shëndetin e shoqërisë, kanë ardhur në margjinalizim se si ta kalojnë muajin. Duhet që t’u ndihmohet këtyre njerëzve, e nëse nuk bëhet deri në shtator, do të ketë protesta masive, të përkrahura nga të gjitha sindikatat dhe protesta masive nga të gjithë punëtorët shëndetësor nga mirëmbajtësit e higjienës deri të mjekët, një herë e përgjithmonë të zgjidhet gjendja në sistemin shëndetësor në vend”, tha Bobi Bojçevski, Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë.
Sindikata e pavarur e Geriatrisë nuk pajtohet me marrëveshjen e re kolektive. Bëjnë të ditur se në geriatri janë rreth 50 punonjës me kontratë dhe kërkojnë që të ndryshohet ligji i cili do t’i lejojë këta punonjës në vend që të jenë me kontratë pesëvjeçare, të jenë me kontratë vetëm për gjashtë muaj.
“Dikush me moshën e tyre nuk mundet që të realizojnë as një pension minimal, nuk mund të realizojë as stazh pune prej 15 vjetësh. E si mundet të mbijetoj ai person kur të del në pension”, theskoi Lazar Kostovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Geriatrisë.
Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë dhe Sindikata e Pavarur e Geriatrisë sot patën takimi në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës, prej ku dolën të kënaqur. Thonë se në takim u konstatua se ka një numër të madh të anomalive në kontratat kolektive të punëtorëve shëndetësorë. Sindikalistët shtojnë se kanë kërkuar takim edhe me Ministrinë e Financave si dhe në Ministrinë e Shëndetësisë por nuk kanë marrë përgjigje.