Ish deputetja e BDI-së, Vjollca Mehmeti-Nuredini përfundimisht do të largohet nga politika dhe nga partia shqiptare në pushtet, BDI.
Vjollca Mehmeti do të emërohet notere në rajonin e qytetit të Gostivarit. Vendimin e ka sjellur Dhoma e Noterëve të Maqedonisë dhe Ministri i Drejtësisë,Valdet Xhaferi.
Vjollca Mehmeti nga 9 shtatori i vitit 2016-të do të jep shërbime noterie në qytetin e Gostivarit dhe do të jetë koleg me ish zv.Ministrin e Policisë, Xhevat Buçi.