Vjosa Osmani: Kurti nuk më ka kontaktuar lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit

Incidenti në Aeroportin e Shkupit, për Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë tentim për ta poshtëruar shtetin e Kosovës.Osmani në një intervistë në emisionin “Kallxo.com”, vlerson se Maqedonia e Veriut ka shkelur çdo parim të së drejtës ndërkombëtare zakonore kur kanë kërkuar t’i kontrollohet çanta e telefoni. Osmanitha se do të ishte rrezikim i sigurisë kombëtare nëse do të dorëzonte telefonin, e ikërisht për këtë nuk e ka dorëzuar.

“Çka ndodhi me Maqedoninë që filloi me i shkelë të drejtat ndërkombëtare është pyetja. Kanë shkelur çdo parim të së drejtës ndërkombëtare zakonore sipas së cilës shefit të shtetit, presidentit të një republike, nuk i kontrollohet çanta, aq më pak telefoni. Përkundër kësaj, unë menjëherë e kam vendosur çantën në skaner se e pash që po dojnë me shkaktu problem dhe ata insistuan ta kenë telefonin dhe telefoni është mjet i punës, që komunikoj me institucione të sigurisë, edhe çështje të klasifikuara, natyrisht unë nuk e kam dorëzu sepse do të ishte rrezikim i sigurisë kombëtare i shtetit tim nëse do ta dorëzoja”, ka rrëfyer Osmani.

Në pyetjen e gazetares Jeta Xhara se a ka marrë mbështetje nga Qeveria e Kosovës dhe nga Kryeministri për këtë ngjarje Osmani njofton se as nuk është kontaktuar e as nuk ëstë pyetur lidhur me incidentin.

Jeta Xhara – Albin kurti a të ka thirr me të thënë a ke nevojë najsen?

Vjosa Osmani – jo apsolutisht në asnjë moment.

Jeta Xhara – As kur jeni pa stë ka pyet a?

Vjosa Osmani – Jo jo.

Osmani njoftoi se Maqedonia e Veriut është përgjigjur duke shprehur keqardhje dhe duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më. Sipas saj, është për keqardhje pasi rasti është përdorur për arsye politike dhe për të treguar urrejtje ekstreme ndaj shqiptarëve ku siç thotë Osmani është përkthyer edhe me kërcënime me jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu