Koalicioni VLEN po promovon një sërë masash që synojnë uljen e çmimit të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimin e inflacionit.
Me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, kompanitë e mesme dhe të mëdha do të detyrohen të publikojnë çmimet e produkteve të tyre online, duke mundësuar transparencë dhe konkurrencë më të madhe.
Sipas VLEN, kjo masë i jep fund rritjes së pakontrolluar të çmimeve brenda natës, që ngarkoi drejtpërdrejt buxhetet e qytetarëve. Këto masa vijnë në kohë të festave fetare të Ramazanit dhe të Pashkëve, kur nevoja për produkte ushqimore bazë rritet.
VLEN thekson se qytetarët meritojnë çmime të qëndrueshme dhe të parashikueshme, jo manipulime që godasin xhepat e tyre.