Nga VLEN kanë përmes një reagimi kanë komentuar sërish vetingun brenda BDI-së. Nga koalicioni shqiptar në pushtet kërkojnë që integristët vetingun ta nisin nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti.
“Nëse BDI do vërtet “vetting”, le ta nisë nga radhët e veta. Le të njoftojë se sa para kanë në llogaritë Ali Ahmeti, familja e tij dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Le të vërtetojnë sesi këta njerëz që nuk kanë bërë asgjë veç politikës, u shndërruan në multimilionerë. Por ne e dimë se ky është vetëm një tjetër paraqitje e rreme. BDI do të flasë për vettingun, por nuk do të prekë krimin e vet. Ata do të fshihen pas deklaratave boshe, ndërsa në prapaskenë vazhdojnë me të njëjtat skema korruptive. Ndaj, para se të gënjeni popullin, filloni me vettingun e Ali Ahmetit!”, thonë mes tjerash nga VLEN.