Nga koalicioni shqiptar në Qeveri, VLEN, thonë se po e ndryshojnë gjendjen në shëndetësi. VLEN thonë se deri sa ky resor në ekzekutiv udhëhiqej nga LSDM dhe deri sa në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ishte Venko Filipçe, sistemi shëndetësor ishte në, siç thonë ata kolaps.
“Nën udhëheqjen e Venko Filipçes, shëndetësia ishte në kolaps, duke lënë qytetarët në pasiguri dhe dhimbje. Kur Filipçe ishte ministër, shëndetësia ishte në vdekje klinike! Spitalet pa pajisje, klinikat dhe spitalet të mbytyra në borxhe, dhe me staf mjekësor të shkurtuar që mezi mund të punonte. Pasiguria dhe dështimi ishin udhërrëfyesit e tij! Filipçe dhe LSDM ishin pjesë e skandaleve të shumta, duke filluar nga spitali modular në Tetovë, Durnmo Tours, Onkologjia dhe blerja e vaksinave kineze. Ai bashkë me BDI-në lanë shëndetësinë të mbytur në pasiguri, duke përdorur punonjësit shëndetësorë si vegla elektorale! Por, me Arben Taravarin në krye, kjo praktikë shkatërrues po merr fund! Pasiguria po largohet, dhe mbi 1000 punonjës shëndetësorë po sistemohen. Në vitin e parë të ministrisë së Taravarit, VLEN ka bërë hapa të jashtëzakonshëm për të ndryshuar shëndetësinë! Pas 15 vjetësh, lista pozitive e barnave është përditësuar, duke ndihmuar mijëra pacientë! Vetëm këtë vit, 300 specializantë janë pranuar, dhe 300 të tjerë do të vijnë vitin e ardhshëm! Ky është një ndryshim real, që e ka sjellë VLEN, jo LSDM! Tani, shëndetësia është në duar të sigurta!”, thonë nga VLEN.