VLEN: Në konkursin për 300 ushtarë do të ketë punësim të drejtë

Partia shqiptare në pushtet VLEN ka njoftuar se në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat. Ditë më parë është njoftuar hapja e konkursit për punësimin e 300 ushtarëve në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga ku të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit prej moshës 18 deri në 25 vjeç, nga VLEN theksojnë se kjo është çështje e rregulluar dhe se po ashtu, figuron zyrtarisht në pikën e shtatë të konkursit që vazhdon të jetë akoma aktiv.

VLEN

“Kur hoqëm mekanizmin keqpërdorues balancuesin u zotuam që shqiptarët do të përfaqësohen denjësisht në gjitha institucionet e vendit. Ky është fillimi, i ngjashëm do të jetë edhe vazhdimi. Në çdo konkurs do të ketë edhe përfaqësim të drejt dhe adekuat. Kjo çështje do të vazhdojë kështu deri në rregullimin përmes Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat”.

Ata thonë se janë betuar që shqiptarët do të punësohen edhe më shumë edhe më mirë, gjithkund, në çdo vend dhe pa dallim. Sipas VLEN-it, dallimi i punësimeve të Qeverisë së tyre është që ata bëjnë përfaqësim të drejt dhe adekuat, nga ku siç thonë ata, domosdo e kanë në funksion edhe mekanizmin filtrues, ndërsa meritokracia do të jetë kryefjala e punësimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu