Arrestimi i nënkolonelit Nehat Thaçi, drejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, nga ana e autoriteteve të Serbisë ka ngjallur shumë reagime. Arrestimi i Thaçit po konsiderohet rast politik e që ka ndërlidhet me luftën e fundit në Kosovë.
Ish-politikani dhe njëherësh avokat, Azem Vllasi thotë se arrestimi i tij po bëhet në mënyrë jo të rregullt ku sipas tij pretendimet për krime lufte do t’i merr parasysh gjykata speciale dhe jo gjykatat serbe por as ato kosovare.
“ Ka shumë njerëz që janë ndesh me luftën edhe në Kroaci dhe Bosnjë, e ata kanë shënime dhe dëshirojnë të i ndjekin penalisht. Në bazë të ligjeve të Serbisë pretendojnë të akuzojnë për terrorizëm. Kjo punë nuk duhet të lihet anash, të bisedohet me BE-në, dhe të merren vesh që Serbia s’ka të drejt të proceduroj penalisht që kanë marr pjesë në luftën mbrojtëse të Kosovës. Nëse ata kanë dëshmi që kanë bo krime ata duhet të bashkëpunojnë me BE-në dhe të qiten përpara gjykatave. Tash nuk ka të drejt të merren me raste të tilla sepse është emëruar gjykata speciale që e ka për detyrë këto raste të luftës, Serbia po arreston pra nuk është e drejt”, ka thënë Vllasi për zeri.info
Vllasi shton më tutje duke thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i ndërpres bisedimet me Serbinë dhe të bëjnë marrëveshje që të mos arrestohen individë nga Kosova me akuza të tilla.
“ Tash qeveria po thotë se jemi duke bërë diçka por që këto veprime të Serbisë nuk kanë të ndalur”, thotë Vllasi.
“ Dhënia e paraburgimit prej 30 ditësh shkon në atë procedurë që prokuroria propozon këto ditë paraburgimi deri të vërtetohet akuzat. Mendoj që ky vendim i gjykatës serbe do të realizohet prej 30 ditësh”, shton tutje Vllasi.
Ndryshe avokati Vllasi deklaron se Qeveria e Kosovës është vonuar me reagime me hapa konkret ndaj arrestimit të zyrtarit policor.