Vllasi thotë se tentim-vrasja kundër tij ka prapavijë politike (VIDEO)

Avokati Azem Vllasi, i plagosur një ditë më parë, beson se tentim-vrasja kundër tij ishte politike.

Azem Vllasi është liruar nga spitali pasi mjekët ia hoqën plumbin nga krahërori. Një ditë pas sulmit kundër tij me armë zjarri, thotë se është i bindur se tentim-vrasja kundër tij ka prapavijë politike.

Thotë se falë reagimit të tij dora e Murat Jasharit është devijuar duke bërë që plumbi ta godasë në krahun e majtë.
I plagosur thotë se vetë ka njoftuar policinë por se ka kërkuar ndihmë edhe nga banorët përreth që ta identifikojnë vrasësin.

Thotë se motivet janë kryekëput politike ngase personale nuk ka asgjë me askënd.

“Ky është një akt i porositur dhe nuk është akt individual. Simbas vlerësimit tem kemi të bëjmë me mercenarë të paguar të armiqve të Kosovës dhe popullit shqiptarë”, theksoi Vllasi për RTK’në.


A.Vllasi by GazetaExpresscom


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu