VMRO: I aboluari kriminal Zoran Zaevi sërish po gënjen opinionin

I aboluari kriminal Zoran Zaev sërish po e gënjen opinionin. Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nuk ka marrë ftesë për të dëshmuar në lidhje me rastin “Puç”, kështu që deklaratat që ishte shkak për të shtyrjes së  seancës së sotme është vetëm një tjetër seri e manipulimeve, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, transmeton TetovaSot.

“I aboluari kriminal Zoran Zaevi është njeriu i cili publikisht shkeli gjykatat maqedonase, duke thënë se ai nuk ka ndërmend të respektojë urdhërat dhe vendimet e tyre”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti thonë se po i njëjti kriminal si Zoran Zaev tani është figuranti kryesor në të cilën po e luajnë me Katica Janevën.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu