Akuza se institucionet shtetërore po zhvillojnë hetime të motivuara etnikisht janë jo vetëm të turpshme, por edhe të rrezikshme.
Asnjë komunitet etnik nuk është në shënjestër – në shënjestër janë individë të dyshuar për vepra kriminale.
Nuk po zhvillohen hetime kundër shqiptarëve, por kundër funksionarëve të BDI-së për të cilët ka dyshime serioze për veprime kriminale.
BDI po përpiqet të krijojë konflikt aty ku ka vetëm drejtësi. Por koha e të paprekshmëve ka përfunduar.
Në një shtet juridik, ashtu siç duam ta ndërtojmë, duhet të përgjigjet çdo person që e ka keqpërdorur funksionin – pa marrë parasysh nëse flet maqedonisht, shqip apo turqisht.
VMRO-DPMNE nuk do të lejojë që krimi të maskohet si çështje etnike. Përkundrazi, ne ndërtojmë një shtet të barabartë për të gjithë – me drejtësi që ndjek krimin, e jo përkatësinë etnike, thuhet në reagimin e partisë.