VMRO-DPMNE kërkon që në tetor së bashku me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga partia e Gruevskit thonë se LSDM duhet të ballafaqohet me qytetarët dhe të shohin çka mendon populli për politikën e tyre destruktive. Më herët ose më vonë, Zaev do të ballafaqohet me gjykatën e popullit thonë nga VMRO DPMNE, njofton InfoShqip.
Nga ana tjetër LSDM-ja iu bën thirrje, politikanëve të VMRO-DPMNE-së të veprojnë në mënyrë konstruktive, dhe të ndalojnë me politikat e ulëta të interesave personale. “Në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit. Në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet do të zgjidhet edhe Qeveria e re reformuese”, kumtoi LSDM-ja./ InfoShqip.com