Partia në pushtet VMRO-DPMNE po realizon punësime intensive në këtë periudhë parazgjedhore. Punësimet janë duke u realizuar nëpër komuna, ndërsa siç mëson portali Maktel, vetëm në Shën Nikollë do të punësohen 50 veta.
Gjatë ditës së djeshme sipas këtij portali, tre veta janë punësuar një njësinë rajonale të bujqësisë, një grup tjetër në komunë dhe institucione të tjera. VMRO-DPMNE ka gjetur këtë formë për të pasur votues të sigurt në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ndërkohë, punësime të tilla po realizohen në mënyrë masive edhe në qytete tjera. (INA)