VMRO-DPMNE: Opozita frikësohet nga zgjedhjet

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj deklarimit të sekretarit të LSDM-së Oliver Spasovski se u konfirmua se në listën zgjedhore ka votues fantomë.

Në reagimin me shkrim nga partia maqedonase në pushtet thonë se “Dhjetë vite me radhë diferenca mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së është rreth 200 mijë vota dhe LSDM shumë mirë e di se nuk e ka përkrahjen tek qytetarët”.

“Andaj, Zaev dhe Shekerinska, në fillim u përpoqën ti mashtrojnë qytetarët se ka pasur 500 mijë votues fantom, pastaj 450 mijë dhe 300 mijë. Në fund manipulimet e LSDM-së u shndërruan në 30 mijë votues të dyshimtë kryesisht nga njësia e 5-të dhe 6-të zgjedhore. Mes votuesve të kontestueshëm të LSDM-së me të cilat Zaev përpiqej t’i arsyetojë dështimet zgjedhore, u gjetën edhe Mirjana Najçevska, Gordan Georgiev, Jani Makraduli, Erol Rizaov, motra e Radmilla Shekerinskës dhe shumë anëtar tjerë të LSDM-së, të cilët sipas logjikës së LSDM-së nuk ekzistojnë”, shkruhet në reagimin e VNRo-DPMNE-së.

AddThis Sharing Buttons

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu