VMRO-DPMNE pret fjalën e fundit nga Ali Ahmeti

Katër ditë para përfundimit të mandatit të liderit të VMRO-së Nikolla Gruevski për formimin Qeverisë, bisedimet mes VMRO-së dhe BDI po mbahen sekrete, pa treguar emra se kush po negocion në emër të të dy partive, shkruan gazeta KOHA në numrin e sotëm.

Në VMRO nuk pranojë të japin detaje rreth formatit të bisedimeve dhe momentit se kur do të dalin me qëndrim përfundimtarë. “Negociatat vazhdojnë me BDI-në, por nuk mund të japim detaje se si negociohet dhe për çka negociohet në lidhje me ndarjen e pushtetit. Opinion do të njoftohet me kohë përveç qëndrimit përfundimtar se a do të jemi prapë me BDI-në në qeveri, ashtu edhe për atë se për çka jemi marrë vesh rreth ndarjes së pushtetit”, thonë për gazetën KOHA nga departamenti për marrëdhënie me publikun në VMRO.

Në pyetjen për të konfirmuar zërat se dy partitë janë marr vesh për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, nga partia e Gruevskit përsërisin qëndrimin se “për gjithçka çka është biseduar do të bëhet transparente për publiku shumë shpejtë”.

Ndërkaq, në BDI shumë shpejtë pritet të mblidhet kryesia e partisë, por se për dallim nga herët tjera kur paraprakisht dihej partneri dhe çka do të marrin nga pushteti i ri, kësaj here në mbledhjen e radhës do të ketë diskutime dhe analiza si dhe do të prezantohet nga kryetari Ahmeti ajo për çfarë ka biseduar me Gruevskin dhe Zaevin, merr vësh gazeta KOHA nga burime brenda BDI-së. Përderisa nga pala maqedonase ka kompaktësi rreth mbështetjes së Nikolla Gruevskit që të koalicionojë me BDI-në, tek kjo e fundit për momentin janë dy lobe që po punojnë brenda partisë rreth koalicionit me VMRO-në dhe kundër një koalicioni të tillë, duke preferuar më shumë LSDM-në.

Por, që fjalën e fundit përsëri pritet ta thotë kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti. Lobi i parë përbëhet nga njerëz që janë pjesë e kabinetit të kryetarit Ali Ahmeti dhe ish ministra dhe zëvendëskryeministra në Qeverinë Gruevski, të cilët ditëve të fundit, siç merret vesh jozyrtarisht, kanë pasur negociata sekrete me përfaqësues të VMRO-së, duke qenë edhe afër arritjes së marrëveshjes. Ndërkaq lobi i dytë ka mbështetjen e shumicës së nënkryetarëve të partisë dhe kryesisë dhe që janë kundër vazhdimit të qeverisjes me VMRO-në .

Por në BDI presin që dilemat ti pastrojë kryetari Ahmeti më së voni deri të shtunën, një ditë para skadimit të afatit ligjor të mandatit të Gruevskit. “Nuk mund të themi emra konkret se kush po flet me VMRO-në emër të BDI-së. Kështu kanë zgjedhur të veprohet liderët partiak. Megjithatë, do të jetë kryetari Ali Ahmeti që do të flet i fundit, i cili edhe do të marr përgjegjësinë nëse vazhdohet me Gruevskit dhe çka do të përfitojë BDI nga një koalicion i tillë”, thonë zyrtarë partiak nga BDI.

Në lidhje me Prokurorinë speciale për të cilët kanë insistuar të formohet faktori ndërkombëtar, këta zyrtarë thonë se “edhe në rast se pranohet Nikolla Gruevki, çdo gjë do të lihet në duart e organeve të drejtësisë dhe kjo nuk do të thotë se ai, por jo vetëm ai, se do të rrijë përgjithmonë në postin e kryeministrit”.

Ndryshe, në opinion ka pasur reagime, jo vetëm nga LSDM, se Nikolla Gruevski nuk ka mbështetjen e duhur nga BDI që të formojë Qeverinë e re. Nga Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit janë skeptik se kryetari i VMRO-së përsëri do të kthehet në postin e mëparshëm duke qenë të bindur se Ali Ahmetin dhe VMRO nuk e kanë shumicën në Parlament për ta bërë qeverinë.“Shqiptarët që votuan për dhe kundër BDI-së gjithashtu janë për ndryshime.

Kështu që BDI nuk ka hapësirë të madhe për manovra nëpërmjet bisedimeve të fshehta që të aktrojë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve. Tani është e pastër si kristali se VMRO-DPMNE dhe BDI nuk kanë shumicë dhe se nuk kanë mundësi që të formojnë Qeveri. Këtë Ali Ahmeti e di dhe për atë BDI duhet ta deklarojë publikisht se nuk anë mbështetje të mjaftueshme për zgjedhje të Qeverisë”, thonë nga LD. Në kumtesën për media gjithashtu nga LD thonë se “Gruevski duhet ta kthejë mandatit dhe t’u jepet partive të cilat do të prezantojnë se kanë 61 deputetë, aq sa duhet për formimin e Qeverisë”. Ndryshe, Nikolla Gruevski deri të shtunën ka mandat për formimin shumicës parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu