VMRO-DPMNE reagon pas marrëveshjes mes LSDM-së dhe Alternativës

Partia më e madhe opozitare, VMRO DPMNE ka komentuar edhe sot arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet LSDM-së dhe Partisë Alternativa.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski tha se Alternativa në vend të partisë që dëshiron të ndryshojë diçka në shoqëri dhe të bëhet korrigjuese e vlerave të shtrembëruara, bëhet një partner i grupit kriminal në pushtet LSDM dhe BDI, siç ka vlerësuar ai. Ai ka thënë se kjo qeveri nuk ka jetë të gjatë.

“E shfrytëzoj rastin edhe për të pyetur deri kur partitë politike në pushtet që nuk janë pjesë e LSDM/BDI dhe Alternativës do të jenë vëzhgues të verbër dhe të heshtur të të gjitha krimeve, padrejtësive dhe marrëveshjeve politike që janë në dëm të të gjithë qytetarëve në Maqedoni. Nga ana tjetër, Zaev tregoi se është i gatshëm të paguajë çdo çmim vetëm për të vazhduar me vjedhjet, tenderat dhe shpërbërjen e shtetit”, deklaroi zëdhënësi i VMRO-së, Naum Stoillkovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu