VMRO e brengosur se BDI do të mbetet me më pak se 5 deputetë dhe do të rrezikohet “Prerodba”

Gabimet e shumta që po bën kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë shqetësuar VMRO-DPMNE-në, njoftojnë burime partiake që dëshirojnë të mbeten anonime. Të njëjta burime thonë se në VMRO mbretëron frikë se për shkak të këtyre gabimeve të njëpasnjëshme, BDI mund të mbetet me më pak se pesë deputetë.

Burimet e njëjta thonë se qëllimi i VMRO-së është që BDI të fitojë së paku pesë deputetë, që të munden ta përfshijnë pra problem në qeveri dhe të vazhdojnë ta realizojnë platformën e vetë politike, që njihet si “Prerodba”. Gabimi i fundit i Ahmeti që ka shqetësuar VMRO-në është paraqitja e kryetarit të BDI-së në fshatin Mateç ku ka pranuar se rinia po largohet nga Maqedonia për shkak të mungesës së investimeve. Por në një çast kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pranoi vetë se shkak i shpërnguljeve është pikërisht mungesa e investimeve. “Ato shtatore ato shkolla qëpo ndërtohen, ato universitete duan të rinj, duan studentë dhe si do të qëndrojnë njerëzit këtu duke mos ju ofruar perspektivë”, tha më tej ai. Kreu i integristëve tha se problemi më i madh pas vitit 2001 ka qenë kriza e fundit politike dhe se ky ka qenë përkushtimi kryesorë i partisë së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu