Të dhënat jozyrtare të zgjedhjeve e nxjerin VMRO-në humbëse të vërtetë në zgjedhjet lokale. Kjo parti ka humbur edhe ato komuna të cilat konsideroheshin si bastione tradicionale.
Partia ka humbur komunat e Gazi Babës, Butelit, Kisella Vodës, Gjorçe Petrovit, Aerodromit, Prilepit dhe Manastirit.
Partia e Gruevskit ka arritur të marrë komunat e Sopishtes, Petrovecit, Ilindenit, Çeshinovës dhe Probishtipit.
Fitues në kapin maqedonas është LSDM, e cila ka shënuar fitore që në rrethin e parë në rreth 40 komuna.
LSDM ka arritur të fitojë në Butel, Gjorçe Petrov, Haraçinë, Kisella Vodë, Aerodrom, Gazi Babë dhe Shuto Orizare.