Kanë dalë në shesh detaje të reja nga takimi mes ish zv/kryeministrit Musa Xhaferi me ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov. Edhe pse ky takim është mohuar nga drejtuesit e BDI-së, i njëjti nuk është mohuar nga ana e VMRO-DPMNE-së. Madje sipas disa informacioneve, në takim thuhet se Musa Xhaferi ka garantuar Nikolla Todorovin se ai ka në kontroll katër deputetë, të cilët nuk dëshirojnë që të formohet Qeveri me LSDM-në por të vazhdojë miqësia e vjetër “VMRO-BDI”. Janë pikërisht këto deputetë, ata të cilët po pengojnë skenarin e LSDM-së për të marrë në kontroll Kuvendin dhe zëshëm kërkojnë që të ketë bisedime për të rikthyer në tavolinë Nikolla Gruevskin. Ndryshe siç kemi shkruar dje, krahu i VMRO-DPMNE-së në BDI, i përbërë nga Musa Xhaferi, Artan Grubi, Bujar Osmani, Beqir Asani, Ejup Alimi dhe disa funksionarë të tjerë kanë marrë garanca nga VMRO-DPMNE se në rast se mbahen zgjedhje të parakohshme, ato zgjedhje VMRO do t’i fitoj bindshëm dhe do të bëj koalicion me BDI-në.