Vokrri: Kosova rrezikon përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

Kosova u anëtarësua pak muaj më parë në FIFA dhe UEFA, por duket se mungesa e infrastrukturës sa duhur mund të sjellë rishqyrtimin e kësaj çështje.

Është vetë presidenti i FFK, Fadil Vokrri ai që jep alarmin në lidhje me një përjashtim të mundshëm të Kosovës nga dy organizatat më të mëdha të futbollit. Për “kallxo.com”, Vokri është shprehur: “Nëse ne ecim në këto ritme, deri në pafundësi, atëherë mund të shtohet edhe çështja e rishikimi të pranimit tonë. Nëse vazhdohet kështu, unë nuk shoh tjetër zgjidhje. Kjo nuk është që po dua të fus një presion tjetër, por kjo është e vërteta. Edhe është normale edhe logjike. Unë si i pari i interesuar për këtë çështje, mendoj që kjo është logjike dhe normale nëse na përjashtojnë, sepse nuk i kemi kushtet.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu