Volkswagen Golf GTI do të arrijë me 245 kuaj fuqi

Gjenerata e tetë e Golf GTI, do të arrijë gjatë muajit që vjen. Modeli më i popullarizuar i Volkswagen, është duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë, ndërsa tani Golf do të arrijë edhe në versionin GTI, transmeton Telegrafi.

Ky version do të arrijë në Geneva Motor Show, kur të fillojë gjatë muaji që vjen, ndërsa deri më tani është bërë e ditur vetëm fuqia që do të ketë nën kapak.

Brenda makinës do të jetë motori me 2.0 litra që prodhon 245 kuaj fuqi, të cilat i dërgon në të katër rrotat nëpërmjet shtatë shpejtësive automatike.

Specifikat e bëra të ditura deri më tani, nuk lënë të pritet për ndonjë makinë të mahnitshme me përformancë të lartë, por mësohet se gjithçka ka të bëjë me formën e ndërtimit të kësaj amkine të dedikuar për rrugë urbane.

Vehicle Dynamic Menager do të mundësojë vozitje shumë më të shkathtë dhe dinamike, nëpërmjet ndërlidhjet së të gjitha pjesëve funksionale të makinës.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu