Vendvotimi 2011 ku po rovotohet sot në Tearcë nuk do të mbyllet në ora 19, siç e parasheh ligji, por në ora 19 e 10 minuta, shkruan Gazeta Lajm. Ky vazhdim i shkurtër do të jetë për shkak të ndërprerjes së votimit prej 10 minutave që ka ndodhur paradite, për shkak të defektit të UV llambave. Në rast se në klasën ku po votohet do të ketë votues edhe në ora 19 e 10, procesi do të vazhdojë deri sa ata të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.