Deputetja e BDI-së Shpresa Hadri e cila thuhet se mjekohet në spital, u detyrua të paraqitet në Kuvend për të arritur normën e nevojshme prej 61 deputetëve për të votuar kandidatin e propozuar nga koalicioni qeveritar. Ljubomir Joveski mezi arriti të kaloj pragun minimal të votave për të udhëhequr me prokurorinë publike, në vend të ish prokurorit Marko Zvërlevskit.
Largimi i Aleancës nga koalicioni duket se u ka nxjerrë telashe koalicionit, të cilët u detyruan të mbledhin të gjitha votat e mundshme për të arritur pragun minimal. Kjo u arrit me 49 votat e LSDM-së, 10 votat e BDI-së, votën e Vesel Mehmedit dhe votën e deputetit të pavarur, Çedomir Sazdovski, i cili para disa muajsh lëshoi koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE./InfoShqip.com