Vrasja e liderit të Hamasit, reagon Netanyahu: E keqja ka pësuar një goditje të rëndë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, përbën një goditje të madhe ndaj “të keqes”, por theksoi se detyrat e Izraelit në këtë luftë nuk janë përfunduar ende.

Netanyahu u shpreh se ky veprim ishte në përputhje me premtimet e bëra më parë nga Izraeli për të neutralizuar udhëheqësit e Hamasit. Duke iu drejtuar familjeve të pengjeve, kryeministri tha se ky ishte një moment kyç në luftën e Izraelit, duke premtuar se vendi do të vazhdojë luftën derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi.

Ai përshkroi Sinwarin si një njeri që kishte shkatërruar jetët e familjeve të shumta, duke theksuar se edhe pse pretendonte të ishte një “luan”, ai u vra duke u fshehur në panik. Netanyahu e quajti vrasjen e Sinwar një moment të rëndësishëm që shënon fillimin e rënies së sundimit të Hamasit, duke e cilësuar si një pikë kyçe në luftën kundër grupit të armatosur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu