Vetëdorëzohet autori i vrasjes së kushëririt të tij, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Gjuraj të Dukagjinit.
Sipas njoftimit të policisë, autori, Luvigj Bludaj, 31 vjeç, është vetëdorëzuar pas negociatave disaorëshe të policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, të cilat e kanë ndjekur dhe lokalizuar vendin ku qëndronte i fshehur në zonën e Dukagjinit. Ai ka dorëzuar edhe armën e krimit, një pistoletë e llojit TT.
Më 15 shtator, 31-vjeçari Bludaj ka qëlluar për vdekje me armën që e mbante pa leje kushëririn e tij, Gjok Arra, edhe ky 31 vjeç. Nga hetimet parprake dhe pyetja e dëshmitarëve okularë, dyshohet se shkak i këtij krimi ka qenë një grindje mes dy kushërinjve për çështje toke. Ndaj Luvigj Bludajt janë ngritur akzuat e vrasjes me dashje dhe prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake.