Një i arratisur nga burgu është arrestuar sërish duke iu shtuar edhe një akuzë, ajo e vrasjes së të dashurës së tij. Vajza u gjet e vrarë në një dhomë hoteli ndërkohë që në dhomë nuk u gjend asnjë shenjë e autorit të krimit.
Vetëm pas kapjes së të arratisurit, ekspertët spanjollë dalluan tatuazhin në krahun e tij ku shkruhej dita e lindjes dhe e vdekjes së vajzës, e cila ishte dhe e dashura e tij. Ndërkohë polica po vazhdon hetimet për zbardhjen e mëtejshme të krimit.