Vritet terroristi i shumëkërkuar në Turqi

Forcat e sigurisë turke në provincën Tunceli, kanë vrarë terroristin kryesor, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë thuhet se terroristi me inicialet S.I. me emrin e koduar Ozan, është vrarë gjatë shkëmbim zjarrit, pasi ky i pari kishte sulmuar stacionin policor në qarkun Ovacik.

Në kumtesë thuhet më tej se “në ceremoninë mortore për terroristin e vrarë që u mbajt në Malazgirt kanë marrë pjesë shumë pak njerëz”.

Për terroristin S.I., thuhet se i është bashkuar PKK-së në vitin 1997 dhe se prej atëherë ka kryer shumë sulme terroriste.

PKK e cila në vitin 2015 rinisi fushatën e armatosur kundër Turqisë, gjendet në listën Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së për grupe terroriste.

Mbi 1.100 njerëz, përfshirë mbi 800 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe mbi 300 civilë, kanë humbur jetën në sulmet e PKK-së prej kur ajo rifilloi sulmet e saj.

Mbi 4.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe mbi 2.000 civilië kanë mbetur të plagosur.

Në operacionet anti-terroriste gjatë kësaj periudhe, më shumë se 10.000 terroristë të PKK janë vrarë ose kapur nga forcat e rendit të Turqisë të cilat kanë sekuestruar rreth 5.500 armëve dhe 652.000 fishekë së bashku me 142 ton eksploziv dhe 15.000 bomba.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu