Vuçiç bëhet “aleat” i Brukselit, Serbia “ble” Gjermaninë me minierën e litiumit, ja çfarë fshihet pas projektit

Ndërtimi i minierës së litiumit në luginën e lumit Jadar në perëndim të Serbisë, mund të bëhet sërish shkak për protesta masive në atë vend, për shkak të bindjes së një pjese të qytetarëve dhe aktivistëve se miniera do të kishte pasoja të mëdha për mjedisin. Ditët e fundit, në të paktën dhjetë qytete të Serbisë veçse janë mbajtur protesta me mesazhin “nuk do të ketë miniera”. Lëvizjet mjedisore në Serbi, përfshirë “Nuk e japim Jadarin” (Ne damo Jadar), kanë paralajmëruar një protestë të madhe në Beograd më 10 gusht, ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, paralajmëron mundësinë e referendumit për këtë çështje. Por pse Vuçiç këmbëngul, për një projekt që mund t’i rrezikojë edhe karrigen. Ivana Stradner, këshilltare në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë nga Uashingtoni dhe Sreçko Gjukiç, ish-diplomat dhe ambasador nga Beogradi, shtrojnë të dy arsyet e tyre. Sipas tyre, vlen të diskutohet nëse Gjermania, e cila vitet e fundit ka qenë një kritike e ashpër e sundimit autoritar në Serbi, tani do ta shikojë Vuçiçin ndryshe. Nga ana tjetër Florian Bieber, profesor në Universitetin e Gracit, pretendon se Bashkimi Evropian e tregtoi demokracinë dhe sundimin e ligjit me litium.

“Blerja” e Gjermanisë

“Vuçiç e di se litiumi është i rëndësishëm strategjik. Kësaj here ai shfaqet si dikush që dëshiron të bashkëpunojë me Perëndimin, garantuesi i litiumit, porprotestat nuk e lejojnë këtë”, thotë Ivana Stadner. Sipas Gjukiç, Gjermania duhet të marrë një tortë në Serbi. “Deri më tani, Franca ka fituar tortën më të madhe. Mori një aeroport, ndërtimin e një metroje dhe së shpejti presidenti Macron vjen në Serbi për të nënshkruar një kontratë për blerjen e avionëve ushtarakë francezë – Rafale, me vlerë disa miliardë euro. Dhe ky nuk do të jetë fundi i marrëveshjeve tregtare me Francën”, thotë ai. Sipas tij, Serbia po “ble” Gjermaninë me anë të këtij projekti. “Ndërsa Gjermania kritikoi Vuçiçin për zgjedhjet e vjedhura të dhjetorit, pas shpinës së publikut, negociatat u zhvilluan me Gjermaninë në lidhje me minierat e litiumit në Serbi. Litiumi është i nevojshëm edhe nga e gjithë Evropa dhe veçanërisht nga Gjermania për industrinë e saj të automobilave, e cila e përdor atë për makinat elektrike. Prandaj, kujt tjetër mund t’i përkasë litiumi përveç Gjermanisë. Vuçiç po përpiqet të blejë Gjermaninë me litium, ashtu siç bleu Francën me aeroportin, metronë dhe Rafales”, argumenton Gjukiç.

Reagimi i Rusisë

Lidhur me reagimin e Rusisë, studiuesit thonë se Rusia e kupton Serbinë dhe Vuçiçin më mirë se Perëndimin. “Putinit nuk i intereson fakti që ne mendojmë se Vuçiç po afrohet më shumë me Perëndimin, sepse ai e di se kjo është vetëm në afat të shkurtër, se nuk do të zgjasë në afat të gjatë. Vitin e kaluar, 90 paqeruajtës të NATO-s u plagosën në trazirat në Kosovë, sepse Putini dëshiron të tregojë se NATO është një tigër letre, se nuk ka fuqi. Besoj se ishte raundi i parë. Besoj se së shpejti do të ketë një raund të dytë”, thotë Stadner. “Ballkani është vetëm një lojë në sistemin shahu të Putinit, i cili dëshiron të dobësojë Perëndimin përmes luftës hibride. Fatkeqësisht, funksionon. Putin mendon krejtësisht ndryshe nga sa mendon Perëndimi”, shton ajo.

“Zot” i Ballkanit Perëndimor

Sipas këtyre studiuesve, ka gjasa qëtë forcohet pozita e Vuçiçit në rajon pas nënshkrimit të Memorandumit për Litiumin, duke qenë se në një farë mënyre e bën aleat të Brukselit dhe “Zot të Ballkanit Perëndimor”, siç shkruan “Danas”. “Nëse projekti i litiumit merr jetë dhe fillon me shpejtësi të plotë, siç paralajmëroi Scholz, sigurisht që veprimet e Vuçiqit në rajon do të forcohen shumë edhe para se të ketë pozicione të shkëlqyera me Macron. Pamë që zyrtarët amerikanë, përfshirë ambasadorin Hill në Beograd, e lavdëruan shumë, pavarësisht asaj që ndodhi në zgjedhjet e 17 dhjetorit të vitit të kaluar. Për të mos përmendur Kinën dhe Rusinë, ku ai ka mbështetje absolute. Prandaj, Vuçiq disi bëhet mjeshtër i situatës në Ballkanin Perëndimor. Pozicioni i tij do të forcohet, por nuk do të forcojë perspektivat evropiane të Serbisë”, argumenton Gjukiç.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu