Vuçiç i bie pishman, shkel axhendën dy ditore, kthehet sonte në Serbi

Aleksandar Vuçiç i cili që nga mëngjesi po qëndron në Kosovë, megjithëse kishte paralajmëruar se do të qëndroj në Kosovë të shtunën dhe të dielën, ai pritet që sonte të kthehet në Serbi.

Ai aktualisht ndodhet në fshatin Llapnasellë të komunës së Graqanicës, ku po mban një takim me serbët lokal atje.

Mësohet se kryeministri serb menjëherë pas këtij takimi do të niset për në Serbi, përmes pikës kufitare të Jarinjës.

Ende nuk janë të qarta arsyet e ndërprerjës së vizitës, pasi ai sipas axhendës pritej që nesër pasdite të kthehej në Serbi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu