Vuçiç: I rëndë vendimi për telekomunikacionin në Kosovë

Ai tha se vendimi do të “peshohet dhe do të jetë gjithsesi më i miri në interes të Serbisë”.

Vuçiq tha se Kosova do që të “përvetësojë edhe minierën Trepça, si dhe çdo gjë që me vite është ndërtuar në fushën e telekomunikacionit” dhe se “Serbia nuk mund të pranojë interpretime të ndryshme kur bëhet fjalë për pasurinë në Kosovë”, raportojnë mediat.

Më herët gjatë ditës drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se “para Serbisë është vënë një ultimatum serioz dhe i rëndë, sepse po I kërkohet që të heqë dorë nga pasuria e Telekomit të Serbisë në Kosovë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu