Kosova dhe Shqipëria në mbledhjen e fundit të përbashkët mes dy qeverive kanë diskutuar një numër të madh të marrëveshje për liberalizimin e plotë të tregut me dy vendeve.
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij kosovar, Ramush Haradinaj kanë formuar ekipet qeveritare për krijimin e legjislacionit të nevojshëm drejtë një bashkimi doganor mes dy vendeve. Ndërsa, ditë më parë të dy vendet kanë arritur marrëveshje për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili konfirmoi se pika kufitare në Kosovë është larguar e njëherësh u zotua se po punojnë që brenda pak kohësh kufiri të bëhet pika që i bashkon këto dy vende.
Por, kjo ide është kundërshtuar ashpër nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të zhduken.
Vuçiç u shpreh se shqiptarët janë bashkuar dhe do të përpiqen të bindin të gjithë ndërkombëtarët që t’i mbështesin.
“Është e qartë për mua se ata do të ndërtojnë planin e tyre dhe kur edhe do të fshijnë kufijtë në fund të marsit. Shqiptarët janë bashkuar dhe do të përpiqen të bindin të gjithë ndërkombëtarët që t’i mbështesin,”- tha Vuçiç në një deklaratë për shtyp.
Deklarata e kryeministrit Haradinaj është komentuar edhe nga ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin. (INA)