Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se një zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë racionale, dhe se të gjitha problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.
Ai këto komente i bëri sot pas bisedimeve në Bruksel me homologun e tij kosovar Hashim Thaçi dhe shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini.
Vuçiq tha se janë arritur disa gjëra dhe ato janë shumë të rëndësishme për serbët në Kosovë.
“U ra dakord që të gjitha problemet që kemi duhet të zgjidhen në paqe, duke respektuar njëri-tjetrin. Kjo është shumë e rëndësishme për serbët në Kosovë, për të gjithë qytetarët e Serbisë. Biseduam për përqendrimin në dialog, për të treguar se ne mund të flasim dhe të punojmë në zgjidhjen e çështjeve të hapura. Unë nuk jam optimist, por kemi hapur shumë çështje”, tha Vuçiq.
Ai tha se në periudhën e ardhshme do t’i drejtohet popullit serb rreth zgjidhjes së “problemit të Kosovës”, por nuk saktësoi se kur do të bëjë një gjë të tillë.
Vuçiq theksoi se dialogu me Kosovën dhe BE-do të intensifikohet.