Vuçiqi nervozohet me kryeministrin kroat pasi ky lartësoi ‘Ollujën’: Serbia nuk harron lehtë

Aleksandër Vuçiqi i është kundërpërgjigjur kryeministrit kroat, Andrej Plenkovic lidhur me operacionin ‘Stuhia’ që i dha fund luftës në Kroaci, e ku kjo e fundit doli fitimtare.

Plenkovic tha se ky është një prej ‘aksioneve që gjeneratat e ardhshme kroate do ta kujtojnë me nder dhe krenari’ dhe se ‘askush nuk mund ta vë në pikpyetje legjitimitetin e saj’.

Për këtë, ka reaguar ashpër Aleksandër Vuciqi.

“Ne nuk do të harrojmë lehtë Stuhinë, nuk do të turpërohemi nga kolonat e refugjatëve vetëm pse ishin serbë. Kjo nuk është politikë e së kaluarës por e së ardhmes”, ka thënë Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu