Vullkani më i madh në Japoni pritet të shpërthejë

Japonia ndodhet në qoshe të katër zonave tektonike, kështuqë tërmete dhe shpërthimet vullkanike janë të zakonshme.

Të premten disa tërmete me magnitud prej 6.6, kanë shokuar perëndimin e Japonisë, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.

Dëmet e tërmetit nuk ishin shumë të mëdha, mirëpo dridhjet e tokës kanë lënë 40,000 shtëpi pa elektricitet.

Herën e fundit që Mount Aso ka shpërthyer, askush nuk ishte lënduar, mirëpo qytetet përreth ishin mbuluar me tym vullkanik. Tani ky vullkan pritet të shpërthejë sërish.

Në vitin 2014, vullkani Mount Ontake në qendër të Japonisë, ishte shpërthyer papritmas duke lënë 63 të vdekur dhe kjo ishte cilësuar si katastrofa më e madhe vullkanike në Japoni për afër nëntë dekada.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu