VV-ja i jep këshilla Qeverisë: S’është vonë, merreni formulën e Arben Vitisë

Deputeti i VV-së, Fitim Uka, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook disa fotografi se si punohej me orar të zgjatur në kohën e ministrit, Arben Vitia.

Uka thotë se në atë kohë punohej me orar të zgjatur, larg syrit të kamerave dhe numrat ishin indikatorë suksesi.

“Përballë sulmeve të paskrupullta e të shpeshta, determinantët e triumfit mbi pandeminë ishin profesionalizmi, vullneti dhe bashkëpunimi. Mund te jetë vonë, por jo shumë vonë për të modeluar këtë formulë suksesi!” shkruan ai në Facebook.

Postimi i plotë:

“Dikur ishim model për menaxhimin e pandemisë.

Punohej përtej orarit të zakonshëm e larg syve të kamerave, por numrat ishin indikatorë suksesi. Përballë sulmeve të paskrupullta e të shpeshta, determinantët e triumfit mbi pandeminë ishin profesionalizmi, vullneti dhe bashkëpunimi.

Mund te jetë vonë, por jo shumë vonë për të modeluar këtë formulë suksesi!”


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu