WhatsApp-i nuk punon më, kompania bën paralajmërimin e rëndësishëm! (FOTO)

Një virus shkatërrues po godet iPhone-t, nëse shtypni një mesazh që shfaq një shkronjë indiane.

Pajisjet me iOS 11 po preken nga ky virus, pasi përdoruesit e tyre kanë hapur mesazhin e një shkronje të vetme në gjuhën Telugu.

Pasi telefoni preket nga ky virus, aplikacionet bllokohen, përfshirë iMessage dhe aplikacionet si WhatsApp, Gmail dhe Messenger në Facebook, siç raporton faqja online e teknologjisë “The Verge”.

Megjithatë, aplikacione të tjera si Telegram dhe Skype ende nuk janë prekur.

Problemi gjithashtu ka ndikuar në versionet macOS të Safari dhe Messages, por versioni beta publik i Apple iOS 11.3 nuk është prekur, raportoi “The Verge”.

Apple tha se po punon për të rregulluar iOS 11, macOS High Sierra, watchOS 4 dhe tvOS 11 që janë prekur nga ky bug.

Kompania tha se versionet e vjetra nuk u prekën nga bug-i dhe shtoi se Apple tashmë e kishte rregulluar problemin në versionet aktuale beta të sistemeve operative.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu