Ambasadori i Rusisë në Maqedoninë e Veriut, Sergej Bezdnikin ka hyrë në Kuvend dhe ka takuar dy deputetët e partisë “Levica”, Dimitar Apasiev dhe Rexhep Ismail.
Kjo është hera e parë që ambasadori rus arrin të hyjë në Kuvend, për shkak se deri sa në krye të Parlamentit ishte Talat Xhaferi, kjo gjë nuk ka ndodhur, madje ai ka arritur dy herë ta ndalojë ambasadorin të zhvillojë ndonjë takim në Kuvend, përcjell TV21. Kjo ka ndodhur pasi Kuvendi miratoi deklaratën që dënon cenimin e sovranitetin të Ukrainës, vendosi që delegacioni i Ambasadës Ruse të mos përfshihej në aktivitetet e organizuara nga Kuvendi.
Ajo që është më skandaloze, është se në takimi Bazdnikin-Apasiev, siç informojnë nga “Levica”, është thënë se “populli maqedonas nuk pajtohet me politikat e Qeverisë për sanksione kundër Rusisë dhe se sanksionet e vendit tonë nën presionin e NATO-s dhe BE-së janë të paarsyeshme dhe në kundërshtim me interesat e të dy vendeve”.
Fronti Euorpian e ka kritikuar këtë takim. Deputeti Blerim Bexheti tha se kjo tregon qartë devijimin e partneritetit të vendit me partnerët strategjikë, gjë që sipas tij shkakton shqetësim tek qytetarët, opinioni, por edhe tek partnerët tanë strategjikë.